Limaj për sulmin ndaj Sylës: Ndjehem i trishtuar nga ky gjest, e dënoj ashpër

Kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka dënuar sulmin e sotëm ndaj gazetarit dhe analistit Valon Syla.

“Jam ndjerë i trishtuar nga ky gjest për çka partia jonë e ka dënuar këtë gjest”, tha Limaj.

Ai tha se nuk duhet të reagohet assesi në këtë mënyrë ndaj çfarëdo mendimi, aq më pak ndaj një gazetari.

Kujtojmë që sot në mesditë Syla u sulmua fizikisht në Lagjen Pejton në Prishtinë.

Video e momentit të sulmit ndaj tij: