Limaj për Samitin e Berlinit: Presim që Serbia t’i kthehet bisedimeve

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj ka deklaruar se Samiti i Berlinit, i cili do të zhvillohet nesër, pret që Gjermani dhe Franca ta detyrojnë Serbinë që të kthehet në tavolinën e bisedimeve me Kosovën.

Bashkëkryesuesi i ekipit shtetëror për dialogun me Serbinë, ka pasur kritika për sjelljen e Bashkimit Evropian ndaj Serbisë, e cila sipas Limajt po avancon drejt BE-së, ndonëse është bërë pengesë për vendet e rajonit.Sipas Limajt, Samiti i Berlinit është momenti më i mirë për t’i treguar presidenti serb, Aleksandër Vuçiq se Serbia nuk mund të ecë drejt BE-së pa pranuar realitetin e Kosovës.

Ndryshe,Samiti i Berlinit i cili do të mbahet më 29 prill do të bashkojë udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë në takimin për Ballkanin Perëndimor të organizuar nga Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe nga Presidenti francez Emmanuel Macron