Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj tha se është takuar me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Takimin, ai e cilësoi si “jashtëzakonisht të mirë”, ndërsa tha se të tjera takime do të jetë “ditët në vijim”.

“Po, jemi takuar. Kemi pasur takim shumë të mirë. I kemi biseduar të gjitha temat. Kemi pasur një bisedë shteruese dhe mund të them që ka qenë një takim jashtëzakonisht i mirë”, tha ai.

Limaj tha se diskutuar për “të gjitha temat”, përfshirë qeverinë e unitetit dhe qeverinë e partive të ish-opozitës.

“Për zhvillimet në Kosovë, prej zhvillimeve politike, ekonomike, rajonale, angazhimet tona, si me thënë, obligimet që duhet me i kry, kështu që ka qenë një bisedë jashtëzakonisht e mirë”, tha ai.

Limaj tha se është “e rëndësishme që në shumë drejtime kemi një këndvështrim të zhvillimeve dhe e rëndësishme që po ndodhin takime”.

“Me një takim gjërat nuk zgjidhen”, tha ai, por shtoi se “e rëndësishme është që ne do të vazhdojmë të takohemi”.