Limaj pas takimit me Mustafën: Me rëndësi se çfarë qeverie komponohet

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj pas takimit që ka pasur me kreun e Lidhjes Demokratike të Kosovës është shprehur se bashkërisht kanë folur rreth procesit të zgjedhjeve, për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës. Sipas tij, Kosovës tani i duhet një qeveri e gjerë e cila i kryen punë vendit.

Limaj ka apeluar tek partitë politike që të bëjnë kujdes me temat që do i përdorin gjatë fushatës elektorale.

Duke mos dhënë përgjigje konkrete nëse është arritur ndonjë marrëveshje për koalicion parazgjedhor me LDK-në, Limaj tha se i mbetet NISMA-s të vendos.