Limaj pas dorëzimit në KQZ të koalicionit Nisma-AKR-PD: Na priftë e mbara

Pas dorëzimit të koalicionit parazgjedhor Nisma-AKR-PD në KQZ, kryetar i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka theksuar se ky koalicion është koalicioni më stabil dhe determinues i këtyre zgjedhjeve.

“Boshti politik i përbërë nga NISMA, AKR dhe PD sapo aplikoi në KQZ për të garuar bashkërisht në zgjedhjet e 6 tetorit. Ky koalicion është koalicioni më stabil dhe determinues i këtyre zgjedhjeve. Koalicion fitues. Koalicion i zhvillimit, i cili do t’i adresojë shqetësimet e qytetarëve të Kosovës. Na priftë e mbara!” ka shkruar Limaj në Facebook.

loading…