Fatmir Limaj

Limaj nuk preokupohet kur shkojnë në Bruksel, por të arrihet konsensus

Lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj,  nuk preokupohet për shkuarjen në Bruksel, në një takim në mes palëve të dialogut me Serbinë, të lehtësuar nga Bashkimi Evropian, raporton EkonomiaOnline.

“Nuk është preokupimi im kur do të shkojmë në Bruksel, por të arrijmë një herë konsensusin. Në delegacion të jenë ekipë e gjerë, të cilët do të shkonim që t’ja sjellim një marrëveshje të duhur të Kosovës, e jo të shkohet atje pas asnjë letër, siç ka ndodhur më herët dhe kanë sjellë marrëveshje të këqija,” është shprehur Limaj para gazetarëve, raporton EkonomiaOnline.

Ai thotë se temat e mbetura me Serbinë do të marrin kohë, derisa është pyetur për mundësinë e përmbylljes së dialogut në pranverën e vitit të ardhshëm, raporton EO.

“Me Serbinë kemi tema mjaftë të komplikuara. Do të marrin kohë. Pa u shtruar çështja e të pagjeturve, deri tek energjia, dhe këto tema nuk mund të ecin kaq shpejtë. Kosova duhet të miratojë temat, dhe për ato tema do të mblidheshin ekspertë që do të qonin në një marrëveshje. Në Kosovë është i nevojshëm uniteti,” është shprehur Limaj.