Kryetari i Nismës

Limaj: Nostalgjikët e Jugosllavisë sot dalin e thonë uh çfarë lirie se Hashim Thaçi ka shkuar në Hagë

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka thënë sot në Kosovë modë është urrejtja politike.

“Sot në mode është urrejtja, sa më shumë urrejtje, sharje, shpifje, merr ma shumë vota. Asnjëherë Kosova s’ka pas më shumë media, asnjëherë më pak informacione të sakta nuk iu shkojnë qytetatrëve, sepse na ka kapë mania, trendi brutal i klikimeve”, ka thënë Limaj në RTK.

Sipas tij, nëse shahemi sot është interesant.

“Jo punën e parë të jetë deputet, e del si ekspert. Po bëhen deputet ata që shkojnë i shajnë deputetët e vetë në Bruksel, nëpër ambasada, deputet që shpifin për vendin e tyre. Dhe kur sulmohet lufta çlirimtare e mshelin syrin dhe veshin. Prej kujt e ki këtë shtet. Nëse ti nuk e mbështetë luftën tënde çlirimtare nuk e meriton të jesh dpeutet. Vendi është në rrezik dhe kërkoj bashkim të mendjeve dhe kokave, politikanëve që mos të lejojnë vendin të shkojë dhe të rrëshqas. Ishalla kurrë nuk del për çka po frikësohen unë”, ka thënë Limaj.

Ai parasheh se pas katër vjetësh Kosova ka me qenë në pozitë edhe me të keqe.

“Kush mundet të ma ulë kokë që të flas për luftën time. Këtu po dëshirojnë ta ulim kokën. Është një grup i viteve të 90-ta që so ju ka ardh koha, ju ka ardh koha atyre që s’kanë mujt me bo asgjë në vitet 94-95. Tash ata përmes një grupi politik po dëshirojnë qëllimet e tyre. Ka një grup që iu ka prish rehatia në kohën e çlirimit të Kosovës, rehatia e e jugollsovenëve. Nostaligjikët e Jugosllavisë sot dalin e thonë uh çfarë lirie se Hashim Thaçi ka shkuar në Hagë”, ka thënë Limaj.