Limaj: Nisma i ftohi raportet me AAK-në nga takimi i fshehtë i Berlinit

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka kritikuar Ramush Haradinaj lidhur me takimin e fsheftë të kshilltareve të tij në Berlin.

Limaj tha se nuk ka qenë i infromuar dhe kjo ka rëndësi dhe se ftohjet e raportove mes AAK’së dhe Nismës, kanë filluar nga takimi i fshehtë i Berlinit.

“Unë po them që skemi qenë, kemi bisedu ka mujtë me ndodhë më ndryshe”, u shpreh ai.

I pyetur se çfarë i tha Haradinaj për këtë takim, Limaj nuk u shpreh qartë.

“Qashtu dyqysh, gati qashtu, e rëndësishme që s’kemi qenë të infromuar”, tha Limaj.

Kujtojmë që, në këtë takim të fshehtë palën e Kosovës e kanë përfaqësuar ambasadori i Kosovës në Emiratet e Bashkuara Arabe, Avni Arifi dhe shefi i stafit të kryeministrit Haradinaj, Selim Selimi si dhe Michael O’Riley, ish-avokat i Haradinajt. Takim ky që u diskutua për Asociacioni.

loading…