Limaj: Nisma do të jetë përcaktuese për formimin e qeverisë së re

Nisma Socialdemokrate ka vazhduar edhe sot takimet me strukturat e degëve me qëllim të mobilizimit për zgjedhjet e parakohshme.

Në selinë qendrore, drejtuesit e Nismës në dy takime të ndara kanë pritur në takim strukturat drejtuese të degëve të Nismës në Anamoravë dhe Malishevë.

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, tha se partia të cilën ai e drejton është kthyer në adresën më të besueshme për qytetarët e vendit.

Poashtu ai tha se Nisma do të jetë përcaktuese për formimin e qeverisë së ardhshme.

“Vendit i duhet një qeveri e fortë, e cila do t’i adresojë temat e mëdha në interes të vendit si dhe do të angazhohet fuqishëm në zhvillimin ekonomik dhe hapjen e vendeve të reja të punës”, ka thënë ndër të tjera Limaj.

loading…