Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ka thënë se me dhimbje të thellë ka marr lajmin për aksidentin tragjik që ka ndodhur sot në aksin rrugor Prizren-Zhur, ku humben jetën tre anëtarë të familjes Sope.

“Në këto çaste të rënda për familjen Sope, bashkëndjejmë me dhimbjen e tyre. Në emrin tim personal, familjes Sope dhe të afërmeve të tyre, u shpreh ngushëllimet më të sinqerta:, ka thënë Limaj.