Limaj nga Podujeva premton fitore madhështore në zgjedhjet e 6 tetorit

Kandidati për kryeministër nga radhët e koalicionit Nisma-AKR-PD dhe njëkohësisht kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka zhvilluar sot një aktivitet politikë në Podujevë.

Ai aty prezantoi kandidatët për deputetë në atë regjion, Fexhirje Konushevcin dhe Xhemajl Hasanin.

Limaj premtoi fitore madhështore në zgjedhjet e 6 tetorit.

“Nisma dhe partnerët e saj do të shënojnë fitore madhështore në zgjedhjet e 6 tetorit”, shkroi Limaj.

Ai gjithashtu tha në Podujevë pa një mobilizim të jashtëzakonshëm, ku Podujeva dhe llapjanët janë bashkuar për t’i përkrahur kandidatët për deputetë nga kjo komunë dhe të Nismës në përgjithësi.

loading…