Limaj: Në zgjedhje shkojmë për 10+, Nisma do të jetë befasi e këndshme

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka zhvilluar sot takim pune me drejtuesit e degës së Nismës në Lipjan, Shtime dhe Fushë Kosovë.

“Angazhim maksimal i të gjitha degëve dhe strukturave të Nismës për t’i arritur objektivat për zgjedhjet e parakohshme. Drejtuesit e degëve të Lipjanit, Shtimes dhe Fushë Kosovës në takimin e sotëm me kryetarin Limaj dhe sekretarin Sherifi rikonfirmuan gatishmërinë e tyre për sfidat e ardhshme zgjedhore”, thuhet në njoftimin e Nismës.

Tutje në njoftim citohet Limaj, i cili ka thënë se Nisma Socialdemokrate do të jetë befasia e këndshme e këtyre zgjedhjeve.

“Shkojmë drejt zgjedhjeve të parakohshme, me bindje të plotë se në legjislaturën e VII, NISMA Socialdemokrate do të jetë e përfaqësuar me 10+ deputetë!”, citohet Limaj. /Ballkani.info/

loading…