Limaj në përvjetorin e rënies së Luanit: Gjenerali që ka movituar mijëra ushtarë të UÇK-së

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka kujtuar dëshmorin e kombit, Luan Haradinajn në 23 vjetorin e rënies.

Limaj ka vlerësuar lart figurën e Luanit për të cilin ka thënë se ishte atdhetar i pashoq dhe luftetar i paepur për lirinë e Kosovës.

“Luan Haradinaj ka qenë bërthama e UÇK-së, gjenerali i parë që ka motivuar me qindra e mijëra ushtarë të UÇK-së”, ka shkruar ndër të tjera Limaj në Facebook.

Shënimi i plotë i Limajt:

23 vjet me parë, ra heroikisht në fushën e nderit, luftëtari i orëve të para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Gjeneral Luan Haradinaj.

Luan Haradinaj ka qenë bërthama e UÇK-së, gjenerali i parë që ka motivuar me qindra e mijëra ushtarë të UÇK-së.

Luani ishte atdhetar i pashoq dhe luftëtar i paepur për lirinë e Kosovës.

Veprat e tij dhe luftëtarëve tjerë të UÇK-së janë gurthemeli i Kosovës së lirë.

I përjetshëm qoftë kujtimi për Luanin dhe të gjithë dëshmorët e Kombit! Lavdi!