Limaj-Molliqajt: Nuk po iu lusim për numra

Kreu i NISMA-s, Fatmir Limaj, ka reaguar ndaj deklaratës së deputetit, Dardan Molliqaj i cili tha se po t’i kishte qeveria mbi 70 vota, atëherë kryenegociatori, Fatmir Limaj, nuk do t’i lutej opozitës të bëhen bashkë për dialogun.

Limaj ka thënë se ky qëndrim i qeverisë së Kosovës, nuk do të duhej të shihej si lutje, por qëndrim i qeverisë së Kosovës që të gjithë të bëhen bashkë për dialogun.

“Unë besoj se qëndrimi i qeverisë për tu bërë bashkë duhet të shihet si qëndrim i qeverisë, dhe jo si lutje, sepse ju i dini kompetencat. Qeveria s’ka nevoje me lutë Kuvendin me zhvillu negociatat. Por, ne po duam të jemi të përgjegjshëm. Më tepër shiqoni një reflektim të kësaj qeverie të përgjegjshme dhe të gjithë të jemi bashkë dhe kështu duhet ta shihni qëndrimin jo si lutje”, ka thënë ndër të tjera Limaj.