Lideri i Nismës Socialdemokrat, Fatmir Limaj, pas takimit të djeshëm madhështor që kishte në Ferizaj, ai mbasdite ka qëndruar nëpër fshatrat e Suharekës, për të takuar mbështetësit e tij nga kjo zonë.
I pari i Nismës ka thënë se, mbështetja masive që morëm mbrëmë në Duhël, Greikoc dhe Bllacë për zgjedhjet e 14 shkurtit, është mesazh i qartë se kauza jonë “Me Çlirimtarët” tashmë është prezent në çdo familje të komunë së Suharekës.
“Kjo gatishmëri dhe vullnet i madh që po shohim çdo ditë në takime të ngrohta me bashkëluftëtarë, intelektualë e përkrahës të Nismës kudo nëpër Kosovë, na jep forcë e besim që kauzën tonë, zërin tonë mbrojtës për vlerat kombëtare ta çojmë deri në fitore”, ka thënë Limaj.
Fatmir Limaj, që në zgjedhjet e 14 shkurtit po i prinë kauzës “Me Çlirimtarët” dhe numrit 121, gjatë këtyre takimeve ka thënë se, me këtë përkrahje të madhe të Suharekës vlerat kombëtare do t’i mbrojmë më mirë dhe zëri i çlirimtarëve të 121-it do të dëgjohet si kurrë më parë në Parlamentin e Kosovës.










