Kryetari i Nismës

Limaj: Mentaliteti për të filluar çdo gjë prej zeros duke përmbysur të arriturat është mentalitet që e përmbys vendin

Kryetari i Nismës Social Demokrate të Kosovës, Fatmir Limaj ka bërë homazhe tek varrezat e familjes Jasharaj.

Ai këto homazhe i bëri së bashku me partnerin e tij të koalicionit, Ramush Haradinaj.

Pas homazheve Limaj ka hedhur akuza të rënda për Qeverinë Kurti.

Limaj u shpreh se mentaliteti për të filluar çdo gjë prej zeros duke përmbysur të arriturat është mentalitet që e përmbys vendin.

“Qeveria është duke bërë gabime që nga fillimi sepse tash e ka ndërrua kursin, kursin e drejtimit të vendit. Mentaliteti për të filluar çdo gjë prej zeros duke përmbysur të arriturat është mentalitet që e përmbys vendin. Një vend i qytetëruar, një Qeveri normale e pjekur vazhdon aty ku ka mbetur për ta bërë edhe më mirë saqë është për ta ndryshuar më mirë  por jo për ta përmbysur krejt se çka është bërë. Fatkeqësisht ne jemi dëshmitarë që grupe individësh janë ngritur në këmbë për të rrënuar këtë shtet të ndërtuar me shumë sakrifica dhe mund tash e 20 vite”, tha Limaj.

Më tutje Limaj është shprehur se një Qeveri normale do duhej t’i vazhdonte punët ku kanë mbetur e jo për t’i “përmbysur krejt se çka është bërë”.