Zëvendëskryeministri Fatmir Limaj ka thënë se vdekja e Rohanit është humbje për diplomacinë botërore në përgjithësi. Ai ka thënë se Austria ka humbur një diplomat të shquar, ndërsa Kosova përkrahës të madh.
“Me keqardhje mora lajmin për ndarjen nga jeta të mikut të madh të Kosovës, Albert Rohan. Vdekja e z. Rohan është humbje e madhe jo vetëm për shtetin austriak, por edhe për diplomacinë botërore në përgjithësi. Austria ka humbur një diplomat të shquar, ndërsa Kosova një përkrahes të madh. Qytetarët e Kosovës do t’i jenë përherë falënderues diplomatit austriak për rolin e tij kyç në shpalljen e Pavarësisë së Kosovës. Ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe shtetit austriak”, ka shkruar Limaj në Facebook.







