“O’ ka fillu zbatimi i Marrëveshjes (Bazike)”, ka thënë Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, në një intervistë me “Blic” në tone mjaft bindëse ku për ilustrim faktik të pohimit të tij i merr nisjen e konvertimit në targa RKS nga qytetarë serbë në veri.

“Njëri një veprim, tjetri tjetrin veprim. Ka fillu. Qysh po e shihni ndryshe?”, tha Limaj.

Për kreun i Nismës, s’ka dyshim që tash kemi të bëjmë me jetësimin e një autonomie politike për serbët e Kosovës ashtu siç është negocuar në Bruksel dhe Ohër, teksa kërkon “përgjegjësi politike” për këtë dhe “jo të gjuhet (përgjegjësia) te Gjykata Kushtetuese”.

“Kqyr ia lanë Gjykatën Kushteutuese. Ne duam përgjegjësi politike, se normalisht që ka m’u akomodu në kushtetuese. Se këtu ka m’u bë një ligj kushtetues, special, ligj që akomodohet në sistemin juridik. Por, ideja është çka po akomodon?”, ka thënë Limaj.

“Edhe të drejtat e dyfishta i kanë brenda kushtetutës, por ka qenë kompromis politik i yni për pavarësinë. Vendet e rezervuara, është lëshim politik, po është brenda kushtetës, por është lëshim politik i dhimbshëm për pavarësinë e Kosovës”.