Limaj kujton masakrën e Burimit, bën thirrje të hetohet secila masakër në Kosovë

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka kujtuar sot dhjetëra martirë të cilët u vranë mizorisht në fshatin Burim të Malishevës, nga ana e forcave ushtarake e policore serbe.

Limaj ka thënë se 21 vite me pas, janë qindra masakra anë e kënd Kosovës të cilat as nuk janë hetuar, e aq më pak të akushtohet dikush.

Ai i ka bërë thirrje institucioneve të drejtësisë vendore dhe ndërkomëbtare të hetoj secilën masakër që ka ndodhur në Kosovës.

Vetëm atëhere, liria ka kuptim thotë Limaj.

Postimi i plotë:

Sot kujtojmë me dhimbje dhjetëra martirë të cilët u vranë mizorisht 21 vite me parë në fshatin Burim të Malishevës, nga ana e forcave ushtarake e policore serbe.

Sot e 21 vite, janë qindra masakra anekënd Kosovës të cilat as nuk janë hetuar, e aq më pak të akuzohen dorasit.

I bëjmë thirrje institucioneve të drejtësisë vendore dhe ndërkombëtare të hetojnë secilën masakër që ka ndodhur në Republikën e Kosovës.
Vetëm atëherë, liria ka kuptim.