Limaj kujton bashkëluftëtarin e tij në 20-vjetorin e rënies

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka kujtuar bashkëluftëtarin e tij, Ramiz Shala në 20-vjetorin e rënies.

Limaj ka thënë se Ramiz Shala ra heroikisht në altarin e lirisë për të mos vdekur kurrë në mbrojtje të atdheut.

Ka thënë se rënia heroike e Ramizit ishte humbje e madhe për Brigadën 121, por edhe për UCK-në.

Shënimi i plotë i Limajt:

Në 20-vjetorin e rënies heroike kujtojmë me krenari heroin e kombit dhe bashkëluftëtarin tim, Ramiz Shalën. Ai ra heroikisht në altarin e lirisë për të mos vdekur kurrë në mbrojtje të atdheut. Rënia heroike e Ramizit ishte humbje e madhe për Brigadën 121, por edhe për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. I përjetshëm qoftë kujtimi për Ramizin.Lavdi dëshmoreve të Kombit.FL