Limaj: KQZ ka bërë shkelje të ligjit, duke i pranuar votat e ardhura nga Serbia

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka deklaruar se KQZ ka bërë shkelje të ligjit duke i pranuar votat e ardhura paligjshëm nga Serbia, duke i marr dhe futur brenda pa asnjë raport.

Ai ka thënë se pranimi i votave duhet të shikohet, a kanë ardhur me kohë, si kanë ardhur, a janë me postë, a kanë ardhur në qendrën e përcaktuar nga KQZ-ja. “Këto janë rregullat e para për ardhjen e votave. QNR nuk ka mandat më shumë të merret me votat, pasi nuk ka të drejtë t’i hap ato dhe t’i vendos duart në vota”, tha ai.Ai tha se 3800 votat e ardhura nga Serbia pa postë, nuk dihet nga kanë ardhur.

“Shtrohet pyetja kush i ka mbledhur, nga kanë ardhur, si u mblodhën ato. Nëse kanë votuar 3800 vetë, kush ka qenë i autorizuar më shkuar me i marrë votat në Serbi? Votuesi në Berlin, ka votuar, i ka shti votat në zarf dhe ka shkuar në postën më të afërt e ka bërë pagesën dhe i ka dërguar. Ky në Serbi që ka votuar, ku e ka dërguar votën, kush ka shkuar me ia marr votën? Ai me postë nuk ka votuar, sepse nuk ka pas zarfi vulë postare. ‘Nga vendi ku janë grumbulluar dhe janë transportuar nga personi i paidentifikuar’ siç thotë KQZ, dhe pastaj janë dërguar në postë në Prishtinë, ku vetëm në një letër të bardhë është vula në Postën e Kosovës”, tha Limaj.

Limaj tha se po të dëshironin qytetarët e Kosovës që jetojnë në Serbi mund të votonin edhe përmes poste, pasi 5 zarfe kanë ardhur në mënyrë të rregull me postë nga Serbia dhe siç tha ai 3800 votat e ardhura nga Serbia, beson që qytetarët nuk kanë votuar fare, por ato vota janë mbushur paligjshëm.Liamj tha se PZAP-i ka deklaruar se votat e ardhura nga Serbia, nuk janë të dërguara me postë, por janë të dorëzuara dhe si të tilla janë të pavlefshme.

loading…