Kryetari i Nismës Socialdemokrate Fatmir Limaj ka thënë se Kosova po pret të rinjtë të marrin përgjegjësitë.
Këto komente ai i bëri në Kuvendin e II-të Zgjedhor të Rinisë së Nismës Socialdemokrate ka mbajtur.
Me pjesëmarrjen e rreth 700 delegatëve, Nisma ka zgjedhur strukturat e reja drejtuese të rinisë në krye me Xhemajl Hazizin, kryetar i Rinisë së Nismës.
Në këtë Kuvend morën pjesë strukturat më të larta të këtij subjekti.
Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, tha se kanë ardhur në këtë Kuvend shumë më të organizuar me një strukture të profesionalizuar dhe me një përvoje të admirueshme politikë.









