Limaj kërkon që të shmangen zgjedhjet e reja

Ka përfunduar takimi mes presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit dhe liderit të NISMA-s, Fatmir Limajt.

Pas takimit, Limaj tha se presidenti duhet të shikojë që të shmangë zgjedhjet e parakohshme.

“Sot i jam përgjgijur ftesës së presidentit, natyrisht takimi ishte në focus të ngjarjeve pas mocionit, presidenti dëshiroj të dëgjojë mendimin tonë se si duhet të ecim dhe cili është qëndrimi i Nismas në këtë situatë, ne i paraqitëm qëndrimin se duhet të respektohet procedura dhe kushtetuta, kushtetuta është e qartë në situata të tilla dhe nuk kemi asnjë problem në kushtetutë, në situatën kushtetuese ne ne kërkuam nga preisdenti që pikë për pikë të respektojë kushtetutën. Ne besojmë që në këtë situatë që jemi, Nisma beson që presidenti duhet kujdeshshëm të shiqojë mundësinë e shmangjes së zgjedhjeve”, tha Limaj.