Limaj kërkesë LDK’së: Mësojeni Albin Kurtin si funksionin shteti

Shumë deputetë të opozitës janë lajmëruar për ta marrë fjalën para se të hidhet në votim kabineti qeveritar i Albin Kurtit.

Ka folur edhe kreu i NISMA’s, Fatmir Limaj, i cili i ka kujtuar Kurtit të kaluarën dhe gjithë deklarimet e bëra kundër gjithë ecurisë së shtetësisë së Kosovës.

Limaj madje i ka thënë Kurtit se nuk e njeh shtetin e Kosovës dhe nuk e njeh fare se si funksionin, duke i bërë kështu thirrje LDK’së si partner i koalicionit që ta mësojnë Kurtin se si funksionin shteti.

Në fjalën e tij, Limaj ka thënë se Kurti po bëhet shumë herët kryeministër. Sipas tij Kurti do të duhej të fillonte karrierën e tij në pushtet duke u bërë zëvendësministër apo diçka të ngjajshme.