Limaj: Kemi një kryeministër që është plastelinë politike

Kreu i NISMA-as, Fatmir Limaj ka thënë se Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është një ‘plastelinë politike’.

Limaj ka thënë se të hënën në Bruksel, Kurti do ta nënshkruar një marrëveshje, që sipas tij nuk përmban asgjë thelbësore.

“Merre ose lëre, në këtë gjendje e ka sjellë vetën dhe Kosovën. Të hënën ky kryeministër ka me nënshkruar një marrëveshje, e cila nuk përmban asgjë thelbësore. Praktikisht kemi një kryeministër që është plastelinë politike, plastelinë që mbaron çka të dëshiron me të. Sot kryeministri po i negocion mashtrimet e tij me popullin e Kosovës. Del thotë gjashtë kushtet, i ka përmend para dy apo tri jave, në seancë të Kuvendit nuk i përmendi më. Tha e kemi të gatshme marrëveshjen, nuk kemi negociuar, duhet me e nënshkru”, ka thënë Limaj për Gazetën Blic.

Limaj tutje ka thënë se Kurti ka bërë veprime mashtruese, ka bërë aksione populiste, për të vazhduar për të mbajtur lart stekën lart të mashtrimit.

Ndër të tjera i pari i NISMA-as ka thënë se Kurti ka zgjedhur rrugën më të keqe të mundshme.

“Kurti kur u ardh në Qeveri e ka ditur se duhet me pas sjellje te një burrështetasi, se dialogu duhet të vazhdohet, se duhet të ruhet memoria shtetërore dhe jo me vazhdu e me mashtru, por mu ndal edhe me e përmbyll marrëveshjen. Dhe çka ka ndodh, ky ka bërë veprime mashtruese, ka bërë aksione populiste, për të vazhduar për të mbajtur lart stekën lart të mashtrimit. Ky është dashur të koordinoi aktivitetet me botën dhe jam i bindur se nuk do të kishte ardhur në këtë pozitë. Ky ka zgjedhur rrugën më të keqe të mundshme”, tha Limaj.