Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka folur në një konferencë për media, rreth gjendjes së krijuar pas mbërritjes së COVID19 në Kosovë.
Ai tha se Nisma është e gatshme të jetë pranë personave në nevojë, atyre që nuk kanë strehim, financa dhe personave pa përkujdesje, shkruan Ballkani.info.
Më tutje tha se edhe Nisma është pro shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme dhe kjo gjendje nuk është moment sigurie, por mjet preventive për të kaluar sa më lehtë këtë situatë./Ballkani.info/







