Limaj i tregon aftësitë e tij edhe në futboll

Nisma Socialdemokrate ka vazhduar takimet me struktura dhe aktivistë të saj.

Pasditen e së mërkurës, drejtuesit e Nismës e kanë kaluar me struktura dhe aktivistë në Parkun Nacional të Blinajës.

Përmes një shkrimi të postuar në llogarinë e Nismës në Facebook, kryetari i këtij subjekti, Fatmir Limaj, ka thënë se takimi i sotëm ishte në funksion të mobilizimit për betejat e ardhshme zgjedhore. Zgjedhjet që po vijnë, sipas tij, nuk janë thjesht zgjedhje të radhës, por janë vendimtare për të ardhmen e vendit.

Ai në ndërkohë e ka shfrytëzuar rastin që të luaj edhe pak futboll dhe t’i tregojë aftësitë e tij.

loading…