Limaj i shpreh ngushëllime ministrit Reçica për vdekjen e babait

Zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherish edhe deputet i Kuvendit të Kosovës, Fatmir Limaj, përmes një statusi në rrjetin social Facebook, i ka shprehur ngushëllime ministrit të Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçicës, me rastin e vdekjes së babait.

“Në këto momente pikëllimi për familjen Reçica, bashkëndjejmë me dhimbjen e tyre”, ka shkruar Limaj, përcjell Ballkani.info.

Deputeti Limaj ka thënë se në emrin e tij dhe Nismës Socialdemokrate, ua shpreh ngushëllimët më të sinqerta familjes Reçica dhe të gjithë atyre që e kanë njohur të ndjerin. /Ballkani.info