Kryetari i Nismës Socialdemokrate dhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ka reaguar pas vdekjes së ish-zëvendëskacelarit dhe ministrit të Punëve të Jashtme, Klaus Kinkel.

Limaj ka thënë se vdekja e diplomatit të shquar gjerman është humbje jo vetëm për shtetin gjerman, por edhe me gjere.

Limaj ka shkruar në llogarinë e tij në ‘Facebook’, se qytetarët e Kosovës do ta kujtojnë atë përherë për mbështetjen e madhe që i ka dhënë kauzës sonë për liri dhe pavarësi.
Postimi i plotë i Limajt:

I dhimbshëm lajmi për vdekjen, ish Ministrit të Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Klaus Kinkel.
Vdekja e diplomatit të shquar gjerman është humbje jo vetëm për shtetin gjerman, por edhe me gjere.
Kinkel do të mbahet mend për angazhimin e tij si ministër i Jashtëm gjerman në ndaljen e luftërave në ish Jugosllavi.

Qytetarët e Kosovës do ta kujtojnë atë përherë për mbështetjen e madhe që i ka dhënë kauzës sonë për liri dhe pavarësi.

Ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve dhe gjithë popullit gjerman!