Limaj: Grenell e bëri të qartë çka pret administrata amerikane nga institucionet e reja

Lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar pas intervistës së të dërguarit special të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, në televizionin T7, duke thënë se mesazhi i ambasadorit amerikan ishte i qartë dhe konkret për angazhimet e politikes amerikane në drejtim të Kosovës.

Limaj ka thënë, nëpërmjet një shkrimi në Facebook, se ai e bëri të qartë se çka pret administrata amerikane nga institucionet e reja në mënyre që të thellohet marrëdhëniet strategjike mes dy vendeve.

Limaj ka vlerësuar se Kosova duhet të shprehë zotim dhe përkushtim në agjendën e përbashkët për t’i dhënë mundësi përmbylljes së dialogut Kosovë- Serbi si dhe për t’i dhënë një perspektivë Kosovës e rajonit drejt integrimeve evropiane.

Mesazhi i ambasadorit Grenell ishte i qartë dhe konkret për angazhimet e politikës amerikane në drejtim të Kosovës dhe po ashtu e bëri të qartë se çka pret administrata amerikane nga institucionet e reja dhe drejtuesit politikë të Kosovës për të ruajtur e thelluar marrëdhëniet strategjike mes nesh.

Ne duhet të shprehim zotim, përkushtim dhe koordinim në agjendën e përbashkët për t’i dhënë mundësi përmbylljes së dialogut Kosovë – Serbi, si dhe për t’i dhënë një perspektivë ekonomike e politike Kosovës dhe rajonit drejt integrimeve euroatlantike.