Limaj garanton qytetarët e Karaçevës: Institucionet e Kosovës do të ofrojnë siguri për githë në çdo pjesë të vendit.

Kryetari i NISMA-s Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar pas ngjarjes së djeshme në Karaçevë, ku është futur xhandarmëria serbe në territor të Kosovës.

Në një shkrim në Facebook, Limaj ka thënë se qytetarët në Karaçevë dhe kudo tjetër nuk do të jenë asnjëherë vet.Tutje, ai ka shtuar se institucionet e Kosovës do të ofrojnë siguri për githë në çdo pjesë të vendit.

“Provokimet e herë pas hershmë të forcave ushtarake serbe në fshatrat e brezit kufitar brenda territorit të Kosovës duhet të marrin përgjigjen e duhur nga ana e institucioneve tona të sigurisë dhe KFOR-it”.
Shkrimi i plotë nga Fatmir Limaj:Qytetarët tanë në Karaçevë dhe kudo tjetër nuk do të jenë asnjëherë vet.
Institucionet e Kosovës do të ofrojnë siguri për githë në çdo pjesë të vendit.
Provokimet e herë pas hershmë të forcave ushtarake serbe në fshatrat e brezit kufitar brenda territorit të Kosovës duhet të marrin përgjigjen e duhur nga ana e institucioneve tona të sigurisë dhe KFOR-it.