Limaj: Ëndrra për Europian vazhdon

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se ëndrra për t’u kualifikuar në EURO2020 tani vazhdon përmes Ligës së Kombeve.

Në fund të eliminatorëve për EURO 2020, Limaj iu ka shprehur mirënjohje lojtarëve tanë të cilët na kanë dhuruar plot emocione dhe momente krenarie gjatë këtyre kualifikimeve.

“Kosova është krenare me ju”, ka shkruar Limaj.

Kosova mbylli kualifikimet për kampionatin evropian, por ëndrra jonë për t’u kualifikuar vazhdon përmes Ligës së Kombeve!

Në fund të eliminatorëve për EURO 2020, iu shprehi mirënjohjen time lojtarëve tanë të cilët na kanë dhuruar plot emocione dhe momente krenarie gjatë këtyre kualifikimeve.

Kosova është krenare me ju!