Limaj e mbështetë Jakup Krasniqin në kërkesën për dorëheqjën e Haradinajt

Fatmir Limaj në një intervistë ka folur për qëndrimin e tij karshi qëndrueshmërisë së koalicionit dhe punën e qeverisë.

I pyetur nëse ndan mendimin e njëjtë me Jakup Krasniqin – i cili është kryetar i Këshillit Kombëtar të Nismës, dhe një ndër themeluesit e partisë – se kryeministri do të duhej të ofronte dorëheqjen, Limaj tha se me Krasniqin ndajnë opinionet dhe shqetësimet e njëjta.

“Ne i ndajmë shqetësimet e përbashkëta në të gjitha analizat me z. Krasniqin aty ku është vendi. Absolutisht të gjitha. Edhe opinionet dhe sugjerimet për të ardhmen i kemi të njëjta për faktin se për këto fenomene jemi të shqetësuar dhe kemi qëndrim ndryshe nga të tjerët. Nuk bëjmë kalkulime të ngushta partiake. Krasniqi nga profili i tij jep parashikime, mendime të pakufizuara. Natyrisht që jemi në përputhje të plotë me vizionin, qëndrimin dhe angazhimin e përbashkët”, është shprehur ai.

Jakup Krasniqi pati deklaruar në Rubikon të KTV-së se po të ishte në vend të kryeministrit Haradinaj do të ofronte dorëheqjen meqë nuk po shkon asgjë mirë me vendin.