Pas takimit të Ekipit Negociator për dialogun, ka folur për media njëri nga kryesuesit e Ekipit, Fatmir Limaj.

Limaj ka thënë se dokumenti që do të përgatitet nga Ekipi Negociator,do t’i dërgohet Parlamentit për votim.

I pyetur se kur do të përfundojë e gjithë procedura e përpilimit të dokumentit të Ekipit Negociator, Limaj ka thënë se pritet që në ditët e ardhshme ta përfundojnë punën.

“Ne po punojmë shumë në këtë drejtim, do të punohet edhe nesër, pasi jemi duke diskutuar për një dokument shumë të rëndësishëm, andaj duhet të jemi të kujdesshëm për çdo fjalë futet në këtë letër. Nuk e di nëse puna do të përfundojë nesër, por një gjë është e sigurtë, deri në fund të javës dokumenti do t’i dërgohet parlamentit”, ka thënë Limaj, përcjell Ballkani.info.