Limaj: Demonstrata studentore shënuan kthesën e madhe të popullit tonë për liri e pavarësi

Kryetari i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka kujtuar demonstratat studentore të 11 marsit 1981.

Limaj thotë se demonstratat studentore shënuan kthesën e madhe në përpjekjet e popullit për liri e pavarësi.

“Sot u bën 40 vjet nga organizimi i demonstratave studentore të vitit 1981, ku mijëra studentë anekënd vendit, profesorë universitarë dhe qytetarë të shumtë zgjodhën rrugën e protestës kundër shtypjes që u bëhej nga regjimi i asaj kohe, si dhe për të kërkuar avancimin e statusit politik të Kosovës nga autonomia në Republikë. Demonstratat e 11 marsit të vitit 1981 dhe demonstratat e mëvonshme të atij viti shënuan kthesën e madhe në përpjekjet e popullit tonë për liri e pavarësi. Në këtë ditë të rëndësishme, ne kujtojmë dhe nderojmë me sinqeritetin më të madh të gjithë ata protestues, të cilët me vendosmëri dhe guxim të lartë artikuluan të drejtën e qytetarëve të Kosovës për Republikë”, thotë Limaj.