Lihet e lirë Elsa Lila, daja i saj avokat: Më turp që vollën vrer për mbesën time

Avokati Saimir Visha tregoi se mbesa e tij Elsa Lila është e lirë dhe janë pushuar të gjitha akuzat ndaj saj.

“Jam kthyer sot nga Italia. Kam drekuar me të. Janë pushuar të gjitha akuzat.

E gjitha një keqkuptim. Pafajësia e saj ka qenë që në momentet e para.

Kam qenë me të. Më vjen turp që bashkëpunëtorët tanë, kanë vjellë vrer për Elsën”-tha Visha.

Këngëtarja Elsa Lila u shoqërua nga autoritetet italiane pasi akuzohej si një person i përfshirë në një grup kriminal që merrej me trafikun e drogës.

Në atë aksion të policisë italiane u arrestuan 13 persona. I përfshirë në këtë grup kriminal është edhe boksieri Petrit Bardhi, i njohur si “Titty”.

Bardhi njihej për autoritetet italiane pasi u arrestua në korrik të vitit 2015 në një operacion të mëparshëm të Gico della Guardia di Finanza, po për drogë.