Ligjvënësit amerikanë kërkojnë ligje për të kontrolluar valutën digjitale të Facebook

Demokratët kërkojnë që rregullatorët dhe Kongresi të ekzaminojë rrezikun për stabilitet financiar të Libra’s.

Ligjvënësit amerikanë kanë kërkuar që Facebook të shtyejë planet për të lansuar një valutë digjitale. Kjo deri sa rregullatorët dhe Kongresi të shikojnë rrezikun potencial për stabilitet financiar pas lansimit të kësaj valute.

Në një letër të hapur që u është dërguar drejtuesve ekzekutiv të Facebook, kongresmenët kanë kërkuar që tani për tani të mos procedojë lansimi i valutës.

“Duket që këto produkte mund të krijojnë një sistem financiar tërësisht të ri që mund të rivalizojë politikën monetare të ShBA’së dhe dollarit”, thuhet në letër.

Facebook ka deklaruar muajin e kaluar se planifikon të ndryshojë tërësisht tregun e pagesave globale duke krijuar një kriptovalutë që është e dizajnuar që të dërgohet përgjatë kufijve në mënyrë instante dhe me një kosto shumë të ulët.

Kompania po krijon një fondacion zviceran që të menaxhojë valutën dhe ndërkohë po punohet me grupe tjera të teknologjisë, që përfshinë Uber, Spotify, Visa dhe Mastercard.

Por kjo ka shkaktuar reagime nga rregullatorët. G&, Bordi Financiar për Stabilitet ndërkombtar dhe Autoriteti Financiar janë nga ato që thonë se planifikojnë të ndalojnë projektin.

Pritet që grupi i Facebook të përballet me komisione të dizajnuara nga Kongresi në këto muajt në vijim.

“Ne jemi të gatshëm të punojmë me ligjvënësit deri s ky proces vazhdon, duke përfshirë dhënien e përgjigjeve në pyetjet e tyre”, ka thënë një zëdhënës i Facebook.