Në javën e fundit të muajit mars të këtij viti, Qeveria e Kosovës mori vendim që t’u vërë drynin të gjitha lokaleve ku ushtrohej veprimtaria e lojërave të fatit, respektivisht basteve sportive dhe kazinove.

Pasi u iniciua nga Qeveria e Kosovës dhe mori votat e deputetëve të Kuvendit të Kosovës, i është lënë 18 ditë kohë ligjore presidentit që ta dekretojë ose ta kthejë në rishqyrtimin.

Mirëpo, meqë presidenti Thaçi nuk e ka bërë asnjërën nga këto, ligji që i mbyll të gjithë lojërat e fatit në Kosovë sonte në orën 00:00 zyrtarisht hyn në fuqi.

Ligjet, vendimet dhe aktet tjera të cilat miratohen nga Kuvendi me shumicën e votave të deputetëve nënshkruhet nga Kryetari i Kuvendit dhe i dërgohet për dekretim presidentit, i cili ka kohë tetë ditë për ta nënshkruar.

Numri i bizneseve të cilat ushtrojnë veprimtarinë e lojërave të fatit është i madh. Pas hyrjes në fuqi të Ligjit për ndalimin e këtyre lojërave, në Kosovë do të mbyllen 306 njësi të lokaleve të bastit, 133 lokale me Automate dhe 6 lokale me veprimtarinë Bingo.

Kujtojmë se kazinotë dhe qendrat e basteve sportive u mbyllën pasi ndodhën dy vrasje në lokalet ku ushtrohej veprimtaria e lojërave të fatit. Një vrasje ndodhi në Suharekë dhe një tjetër në qytetin e Lipjanit. /Ballkani.info/