Ligji për Pagat hyn në fuqi në nëntor, ai për Qeverinë parasheh 15 ministri

Ligji që rregullon pagat në sektorin publik do të hyjë në fuqi në nëntor të këtij viti, derisa Ligji për Qeverinë parasheh vetëm 15 ministri.

Kështu bëri të ditur Besnik Tahiri, koordinator për Reformë në Administratën Publike. Tahiri në konferencën e organizuar nga Zyra e BE-së dhe Ministria e Administratës Publike ku u paraqitën rezultatet e vitit të parë të implementimit të Reformës në Administratës Publike, shtoi se deri më 1 shtator do të jenë gati të gjitha rregulloret.

Kur foli për Ligjin për Qeverinë, ai tha se numri i ministrive do të jetë 15 dhe se nuk do të ketë ministri e më shumë se dy zëvendësministra.

Miratimi i këtyre dy ligjeve, tha si përbën hapin më të madh në reformën në administratën publike.

“Nuk ka zbatim të pjesshëm të Ligjit të Pagave, kush do që mundohet me gjet mes e ka gabim. Kur mbarojmë ligj zbatohet në përpikëri. Me 1 nëntor do të shkojmë në zbatim të plotë. Me 1 shtator do të kemi të gjitha rregullohet”.

“Ligji për Qeverinë nuk do të ketë më shumë se 15 ministri, Në secilën ministri nuk do të ketë më shumë se 2 zv.minsitra”.