Blerim Syla

Ligji për pagat – Blerim Syla: Nëse koeficienti është 120 euro ligji duhet të bie. Pikë

Projektligji i ri për pagat ende nuk ka marrë formën zyrtare, por që është në diskutim e sipër me akterët që preken nga ky ligj, e ku secila sindikatë tashmë i ka dhënë komentet dhe rekomandimet sesa ose si duhet të rregullohen pagat në sektorin e arsimit dhe atë të shëndetësisë.

Gazeta Blic pak më herët ka raportuar duke u thirr në dokumente se koeficienti aktualisht po mendohet të jetë 120 euro.

E me ligjin e ri kryeministrit Kurti do t`i rritet paga rreth 800 euro, derisa kryetarit të Kuvendit dhe presidentes do t`i ulet paga për rreth 250 ose 300 euro.

Koeficienti i llogaritur nga ministria e Punëve të Brendshme dhe administratës Publike nuk po i pëlqen SBASHK dhe Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës.

Blerim Syla nga FSSHK, i cili tash e sa kohë ka bojkotuar takimet me qeverinë për shkak se është ndier i ofenduar nga deklaratat e zyrtarëve të lartë të qeverisë, ka thënë për gazeta Blic se në rast se koeficienti do të jetë 120 euro, atëherë ligji me automatizëm duhe të bie.

“ Një grup punues i FSSHK ka marrë pjesë para disa ditë në takim me zyrtarët e MPBA dhe ne nuk e dimë se cili është koeficienti por në rast se është 120 atëherë ky draft ligj duhet të bie dhe pikë”, ka thënë Syla për Gazeta Blic.

Sipas tij, federata që drejton nuk e di përveç koeficienti se cilat do të jenë shtesat dhe kompensimet për punëtorët e sistemit shëndetësorë.