“Ligji për Automjete po bëhet për biznese, jo për qytetarë”

Ish-ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami ka thënë se vazhdon të jetë kundër Projektligjit për Automjete, sepse sipas saj ky Projektligj heqë kriterin kufizues te vjetërsisë së veturave në rast të importit.

“Kjo po bëhet për t’i bërë me shumë punë monopolit të homologimit, e më vonë për t’i dhënë edhe një punë tjetër atë të kontrollit të gazrave “standardi eruo 4 – zbatimi i Ligjit”, ka shkruar Bajrami.

Ky është postimi i plotë i Bajramit.

Të dashur qytetarë,

Kushdo që po flet në emër të juajin për të heqë kriterin e vjetërsisë së veturave duhet ta dini se po manipulon, ata janë të njëjtit të lidhur me monopolin e homologimit që po na zhvatë që 10 vite.

Unë jam kundër projekt Ligjit për Automjete sepse heqë kriterin kufizues te vjetërsisë së veturave në rast të importit.

Ata që e përkrahin këtë Ligj nuk e kanë hallin e qytetarëve, ata kanë hallin e bizneseve prej te cilave financohen. Në Kosovë ka vetura të vjetra në treg sa të doni, qytetarët mund t’i blejnë ato në cdo kohë, kështuqë nuk qendron fakti se kjo po bëhët për qytetarët.

Kjo po bëhet për t’i bërë me shumë punë monopolit të homologimit, e më vonë për t’i dhënë edhe një punë tjetër atë të kontrollit të gazrave “standardi eruo 4 – zbatimi i Ligjit”

Për qyetatrët ka alternative tjera, ka mundësi që të heqim akcizën, ta zbresim TVSH-në, taksën doganore dhe veturat të vjetra vetëm 10 vite t’i bëjmë po aq të lira sa ato 15 vite te vjetra. Propozimi i fundit nuk është përkrahë nga deputetët e Koalicionit. Ka plot mënyra për të ndihmuar qytetarët dhe mbrojtë ambientin e tyre por duhet me heqë dorë nga interesat personale dhe grupore dhe të punojmë për cka jemi zgjedhur.