Ligji i Pagave në Kushtetuese, Tahiri: Bëri mirë Avokati i Popullit

Institucioni i Avokatit të Popullit përmes një komunikate për media ka njoftuar se e ka dërguar në Gjykatë Kushtetuese Ligji për paga pas ankesave të shumta.

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së Besnik Tahiri, e ka përkrahur vendimin e Avokatit të Popullit, pasi që sipas tij, 104 është shifra rekord e ankesave dhe shkresave kundër ligjit.

“Sot Avokati i Popullit i është drejtuar me kërkesë Ex – Officio për vlerësimin e përputhshmërisë me Kushtetutën të Ligjit të Pagave 08/L – 186, dhe bëri mirë.

104 është shifra rekord e ankesave dhe shkresave kundër ligjit. Janë dëshmi e gjallë e mungesës së përfshirjes, konsultimit dhe transparencës nga ana e qeverisë. Janë 22 faqe elaborim i tyre nga insitucioni i Avokatit të Popullit. Mjaftojnë”, ka shkruar Tahiri në Facebook.

Tutje ai ka thënë se do të vërtetohet se përmes këtij ligji u synua rrënimi i pavarësisë së institucioneve themeltare si Gjykata Kushtetuese, Avokati i Popullit, gjyqësori, si dhe vet adminstrata publike.

“Do të vërtetohet se përmes këtij ligji u synua rrënimi i pavarësisë së institucioneve themeltare si Gjykata Kushtetuese, Avokati i Popullit, gjyqësori, si dhe vet adminstrata publike. Do të konstatohet se janë shkelë parimet bazë të të drejtave kushtetuese, të drejtave të njeriut, ku pagat mund të ulën vetëm në rrethana të jashtëzakonshme. As 220 faqe nuk do të mjaftonin se sa thellë shkelin në rend, siguri e kushtetutë.

Pra do të konstatohet kontrabanda, politizimi dhe mësymja për dominim. Shkurt edhe një hap i shëmtuar dhe përjashtues.

Stop, në demokraci nuk kalon”, përfundoi ai.