Ligjëruesi i UP-së ia kthen shpinën Albin Kurtit, i bashkohet PDK-së
Plot 17 muaj më parë, Albin Kurti i kishte thurur lavde të aderuarit të ri në partinë e tij, Flamur Malokut.
Por, ligjëruesi universitar ka ndërruar anë.
Nga sot ai i është bashkuar PDK-së.
Njoftimin e ka bërë të ditur kreu në detyrë i kësaj partie, Enver Hoxhaj.
Ai i ka dëshiruar mirëseardhje Malokut.