VIDEO

Ligjërata e veçantë, mjeku flet në xhami për kancer gjiri

Vendtakimi e ritualet janë të zakonshme, por jo edhe ligjëruesi. Hytbja e xhumasë në Xhaminë e Madhe të kryeqytetit, u mbajt nga Drejtori i Shëndetësisë, Izet Sadiku.  Mysafiri erdhi ta ndërgjegjësojë xhematin për kancerin e gjirit.

Sipas të dhënave në botë çdo e dyta femër mund të preket nga kanceri i gjiriti dhe e vetmja armë që e kemi kundër tij është ta zbulojmë herët”, deklaroi Sadiku, njofton Klan Kosova.

E për këtë, sipas tij, duhen bërë kontrolle të rregullta që nga mosha 40-vjeçare. Këto, qysh nga tetori i vitit të kaluar, mund të bëhen pa pagesë në tri mamografitë që ka kryeqyteti.

Ndërkohë një i pranishëm, duke cituar një doktor të huaj, tha se shpesh gratë përdorin terapi pa pasur nevojë. Edhe Drejtori i Shëndetësisë në Prishtinë e pohon se mund të ketë dilema për këtë çështje, por shton se veprojnë siç bën gjithë bota.

Një qytetari tjetër ligjërata iu duk shumë e qëlluar.

Gjatë vitit të kaluar në kryeqytet janë realizuar 1,720 mamografi, ku 400 prej tyre janë bërë veç gjatë tetorit që është muaji i ndërgjegjësimit kundër kancerit në gji. Ligjërata e së premtes ishte bashkëpunim i komunës dhe Bashkësisë Islame të Kosovës për projektin “Race for the cure Prishtina”.