Lidhshmëria në mes të stresit akut dhe thinjave të parakohshme

Është thënë që stresi është një nga shkaqet kryesore, që ju dalin thinjat e parakohshme, mirëpo deri tani nuk është ditur mekanizmi si dhe pse ndodhë ky fenomen?

Një studim i fundit i bërë nga Unversiteti i Harvardit mendohet se e ka përgjigjen. Këta hulumtues besojnë se kjo ka të bëjë me sistemin simpatik nervor, i cili njihet për aktivizimin e përgjigjeve të organizmit ndaj rrezikut.

“Nëse jemi në stres sistemi jonë simpatik aktivizohet plotësisht”, tha Ya Hsu, profesor dhe autor i hulumtimit. “Kjo përgjigje është natyrale si dhe bëhet me qëllim të mbrojtjes së organizmit nga agjentë të huaj”.

Noradrenalina, e cila është një neurotransmiter i prodhuar në sistemin nervor, e rrit frekuencën e rrahjeve të zemrës si përgjigje ndaj stresit, mirëpo njëkohësisht ndikon në humbjen e melanociteve, qeliza këto që i japin ngjyrë flokëve.  

Si rezultat ekipi nga Universiteti i Harvardit me anë të eksperimentit të bërë në minj, ka ardhur në përfundim që stresi akut e sulmon sistemin imun dhe qelizat që e prodhojnë ngjyrën e flokëve.