Modelja e njohur Cara Delevingne dhe partnerja e saj Ashley e kanë mbajtur marrëdhënien e tyre shumë private, por së fundmi vendosën të jetojnë bashkë, duke e bërë lidhjen e tyre më serioze se më parë.
Sipas ‘US Weekly’ Benson ka shitur shtëpinë e saj në Los Angeles dhe është zhvendosur në shtëpinë e Delevingne.
Ky ishte një lajm i cili u bë publik papritur, ndërsa fansat e tyre nisë të komentojnë menjëherë në rrjetet sociale.
Pas këtij momenti 26-vjeçarja ka zbuluar për ‘Enews’, arsyen se pse e tregoi publikisht marrëdhënien e saj. “Është muaji i komunitetit LGBTQ, unë dhe Ashley bëmë 1 vit bashkë, kështu që pse jo?”,- u shpreh ajo.
Delevingne ka pohuar se ky ka qenë momenti më i mirë për të pranuar këtë raport dhe se postimi në këtë kohë nuk është i paqëllimtë, pasi muaji qershor konsiderohet si muaji dedikuar personave me orientim ndryshe.







