Liderja e boshnjakëve të Kosovës, Duda Balje: Jemi për qeveri të re të Kosovës!

Dëshirojmë të jemi pjesë e qeverisë së Kosovës që prioritetet e komunitetit tonë të realizohen. Politika kosovare është në turbulenca të mëdha, andaj duhet ulur tensionet politike sepse populli është i frikësuar!

Kosova.info: Zonja Balja, jemi në prag të një momentumi të ri politik. Sipas të gjitha gjasave brenda dy tri dite presidenti i Kosovës do të jep mandatin LDK-së për formimin e qeverisë së Kosovës. Cili do të jetë qëndrimi i partisë tuaj për formimin e qeverisë?

Duda Balje: E tërë kjo zhurmë politike e cila ndodhi gjatë kohëve të fundit duhet të përfundojë me formimin e qeveris së re. Mospajtimet e mëdha e partive të mëdha politike është e nevojshme të ulen dhe të iniciojmë në zgjidhjen e problemeve të cilat i kemi.

Kosova.info: Ju jeni deputetja më e votuar tek komuniteti boshnjak, cili është qëndrimi i komunitetit tuaj rreth çështjeve aktuale politike në Kosovë?

Duda Balje: Boshnjakët e Kosovës sikurse edhe të gjithë kosovarët po përjetojnë presion të madh të jo stabilitetit për shkaqe të turbulencave politike të cilat kanë ndodhur, kurse nëse kësaj i shtojmë edhe friken nga virusi i cili po shtrihet gjerësisht mendoje se të gjithë janë te shqetësuar dhe të frikësuar.

Kosova.info: Ju tash jeni ne mandatin e katërt në kuvendin e Kosovës. Sa jeni e kënaqur me qasjen e shumicës shqiptare ne kuvend ndaj komunitetit që ju e përfaqësoni?

Duda Balje: Marrëdhëniet e deputetëve me deputet në Kuvend është i qartë, vota për votë. Marrëdhënia e të fuqishmit ndaj të voglit dhe më pak të fuqishmit është çështje e sjelljes kulturore. Deri tani nuk kemi patur probleme të mëdha sepse ne kuvendin e Kosovës jemi votë që shumë shpesh vendos. Në sferën e veprimeve politike kemi marrëdhënie të mira.

Kosova.info: Si lidere e Unionit Social Demokratik si e shihni politiken aktuale të Kosovës?

Duda Balje: Politiken dhe situatën politike gjithherë e definojmë në përputhje me mendimi e qytetarëve të Kosovës. Në këto momente shenjat janë të pakënaqësisë, frikës dhe pritjeve qytetare. Politika jostabile ne kombinim me virusin e rrezikshëm kanë shkaktuar frikë, hidhërim, andaj janë të nevojshme sa më shpejtë hapa serioz politikë të cilët do të nxjerrin nga kjo situatë.

Kosova.info: A konsideroni që aktivitetet e tuaja politike po gjejnë përkrahje në qeveritë e Kosovës?

Duda Balje: Aktivitetet dhe kërkesat e partisë time përballë qeveris deri tani kanë qenë rel dhe të bazuara ne kërkesat prioritare të komunitetit të cilin e përfaqësoj. Është e rëndësishme të jemi pjesë e qeveris dhe që qeveria të tregoj interesim për veprim të përbashkët me qëllim të zgjidhjes së problemeve tona. Të jem e sinqertë pres reagim të tille.