Lideri i ultrasve të Interit u vra para ndeshjes me Sampdorian, kaloi 26 vjet në burg

Ndeshja e Serisë A ndërmjet Interit dhe Sampdorias , e cila u luajt të shtunën në Milano, u zhvillua pa ultrasit e vendasve në pjesën e dytë, ajo pjesë e tribunës ishte bosh, me çka lojtarët e Interit bënë respekt për shokun e tyre dhe veterani, lideri legjendar por edhe famëkeq Vittorio Boiocchi.

69-vjeçari u vra po atë mbrëmje nga të shtënat me armë zjarri, sulmi u krye nga dy persona me motor në një pritë në lagjen ku banonte i ndjeri, 5 kilometra larg stadiumit, transmeton Demokracia.com.

Lajmi për vdekjen e liderit u përhap me shpejtësi në qytet, duke mbërritur në stadiumin ku “Curva Nord” bëri një lëvizje për nder të liderit të tyre, duke hequr të gjithë flamujt dhe pankartat dhe në pjesën e parë, ajo pjesë e tribunës së tifozëve u zbraz.

Boiocchi është një personazh i njohur në rrethet e fansave dhe mbi të gjitha në qarqet kriminale, ka kaluar 26 vite burg për vepra të ndryshme si trafik droge, vjedhje dhe rrëmbim personazhi, ndërsa dikur dyshohej se tentoi t’i zhvaste dy milionë euro.