Lideri i parë që e takon Putinin pas sulmit të Rusisë mbi Ukrainën

Kryeministri i Pakistanit, Imran Khan është lideri i parë që është takuar me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin pasi Moska e sulmoi Ukrainën këtë mëngjes, raporton The Guardian.

Khan mbërriti në Moskë dje në një udhëtim dy-ditor kur tensionet midis Kievit dhe Moskës po rriteshin, por Putin nuk kishte urdhëruar ende një sulm ushtarak në Ukrainë.

Opozita dhe ekspertët ngritën shqetësime për vizitën e Imran Khan, duke e përshkruar atë si “të pakohë”. Michael Kugelman i Qendrës Wilson në SHBA tha:

“Ekziston rreziku që vizita e Khan në Moskë të perceptohet nga shumë në Perëndim si një miratim indirekt i dekretit të Putinit për Ukrainën lindore – një lëvizje që shumica e botës e ka dënuar dhe që vetë Pakistani ka të ngjarë të mos e mbështesë.”

Khan është në Moskë kur Kievi ishte dëshmitar i sulmeve ushtarake.