Lideri i opozitës ruse dënon sulmin ndaj Ukrainës: Këtë luftë e nisën banditët e hajdutët

Politikani opozitar rus që u burgos nga regjimi i Putinit, Aleksei Navalny, ka dënuar sulmin rus ndaj Ukrainës në një deklaratë që ai bëri në gjyqin e tij në vazhdimin e seancave.

Më 24 shkurt, gjatë gjyqit për akuzat për përvetësim që ai i refuzon si të motivuara politikisht, Navalny i kërkoi gjykatës të përfshinte deklaratën e tij në protokollin e gjyqit. “Kjo luftë midis Rusisë dhe Ukrainës u nis për të mbuluar vjedhjet nga qytetarët rusë dhe për të larguar vëmendjen e tyre nga problemet që ekzistojnë brenda vendit”, tha ai.

Navalny, i veshur me uniformë burgu, tha se lufta “do të çonte në një numër të madh viktimash, të ardhme të shkatërruara dhe vazhdimin e kësaj linje varfërimi të qytetarëve të Rusisë”. “Unë jam kundër kësaj lufte”, tha ai, duke shtuar se presidenti rus Vladimir Putin mban përgjegjësinë e plotë për konfliktin dhe i quajti ata që nisën luftën “banditë dhe hajdutë”.

Lideri i opozitës ruse, Navalny, është duke u gjykuar pa fakte, pasi po rrezikonte pushtetin e Putinit. Navalny u helmua nga agjendët e KBS-së por që i mbijetoi helmit pasi u kurua në Gjermani. Helmi u vërtetua nga klinikat gjermani dhe ishte Novichok, i prodhuar në kohën e BRSS-së. /Ballkani.info/